Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme duke punuar në një banesë private në qytetin e Maliqit.
Leonard Ymeri nga fshati Goskovë i Korçës ka qenë duke punuar për riparimin e kësaj shtëpie kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, kontakt që ka sjellë një gjendje të rëndë të 45-vjecarit.
Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme te personelit të spitalit të Korçës ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital.
Policia ka shoqëruar pronarin e banesës ku punonte i ndjeri Leonard Ymeri dhe po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje.