Arresohet pronari i hotelit që vrau recepsionistin, do nisej drejt Spanjës pasi nuk gjeti biletë për..

Është arrestuar së fundmi vrasësi i recepsionistit në Dhërmi.

Gazetari Artur Bibe e ka konsideruar si skenë filmash arrestimin e Gerlad Shehut, i cili vrau me armë zjarri recepsionistin e hotelit të tij për shkaqe ende të paqarta.

Në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ai ka rrëfyer momentet e arrestimit të 43-vjeçarit. Në intervistë ai ka thënë se autori i krimit do të nisej për Spanjë pasi nuk kishte gjetur bileta për Londër.

Shehu kishte nënshtetësi angleze, ashtu ishte paraqitur edhe në aeroportin e Korfuzit, dhe do të nisej për angli por në momentin që nuk ka gjetur bileta ai është drejtuar për Spanjë. Gjithashtu vrasësi i recepsionistit është arrestuar 15 minuta para nisjes së avionit.

“Ai u ndoq. Donte të shkonte drejt Manchesterit, nuk kishte bileta, ai ka shtetësi angleze, ai është me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18: 30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë. Shehu është identifikuar dhe survejuar. Nuk mundet të mbahej sepse është i huaj dhe nga momenti që nuk kishte një akuzë s’mund të mbahej më shumë se 24 orë. Ai u gjend i izoluar në aeroportin e Korfuzit.
Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e kanë kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, procedurat. Procedura ekstradimit, për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Mund ta kërkojë dhe Anglia”, tha Bibe.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *