Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vendimi për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është tërësisht politik.
Në mbledhjen e kryesisë politike, ai sqaroi opinionin publik se pse është detyruar të marrë këtë vendim të vështirë, por siç u shpreh është objektiv.
Meta: Dua të bëj një sqarim publik lidhur me vendimin tim të djeshëm. Ju jeni njohur me vendimin për divorcin, ky ka qenë më i vështirë, por është objektiv.
Lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj dhe janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët
Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje që nga vendimi për djegien e mandateve
Unë mirëkuptoj çdo reagim emocional, por përgjegjsitë e mia janë të gjera.
Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet tona si grua.
Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat, që kjo marrëdhënie ishte pengesë
Ilir Meta i kërkoi një ndjesë të gjithë njerëzve të afërm, por mbi të gjitha tre fëmijëve që ish-çifti Meta – Kryemadhi kanë.