Vrau 4 policë dhe vuajti vetëm 15 vite burg, Dritan Dajti kërkon lirinë: E shlyeva dënimin!

25 ditë pasi Gjykata e Lartë riktheu në burgim të përjetshëm Dritan Dajtin, ai i është drejtuar me një kërkesë burgut të Peqinit për lirim nga qelia.

Përmes avokatit ai i ka drejtuar një kërkesë gjykatës së Elbasanit, ku pretendon se dënimi i tij me 25 vite burg është kryer dhe se institucioni i vuajtjes së dënimit duhet të niste procedurën e lirimit të tij.

Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 për akuzën “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.

Në atë ngjarje u vra edhe shoku i Dajtit, Ledion Mara, si dhe u plagos një pushues, por Dajti në vazhdimësi i ka mohuar akuzat duke pretenduar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se 4 viktimat ishin policë.

Në asnjë seancë gjyqësore Dritan Dajti nuk ka pranuar që t’i ketë vrarë katër punonjësit e policisë me qëllim, por ka theksuar se në përleshjen e asaj dite është vetëmbrojtur.

Operacioni për kapjen dhe vrasja e 4 policëve

Më 7 gusht 2009, Sektori i Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit mori informacion pr vendndodhjen e personit në kërkim për vrasje, Dritan Dajti. Më pas u organizua puna, për identifikimin, mbajtjen nq vëzhgim dhe kapjen e tij, duke hartuar dhe planin operacional. Gjatë operacionit për kapjen e Dajtit morën pjesë punonjësit e policisë: Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari (që mbetën të vrarë) dhe policët me iniciale A. Xh., P. L., F. M., P. S., A. M., F. G., A. K. dhe P. H. N këtë datë, këta efektivë mbajtën nën vëzhgim në zonën Iliria në lagjen nr. 13 në plazhin e Durrësit, Dritan Dajtin. Rreth orës 13:45, ata konstatuan automjetin “Volksëagen Touareg”, me ngjyrë të zezë me targa CR 535 FR. Për këtë automjet ishte marrë informacion se drejtohej nga Ergest Xhoxhi, kunati i personit në kërkim, Dritan Dajti. Në vendin e parë të mjetit udhëtonte Ledion Mara dhe në sediljen e pasme, Dritan Dajti. Pas konstatimit të automjetit, vazhdoi puna për kapjen e tyre. Rreth orës 13:50 të ditës së ngjarjes, automjeti ndaloi pranë kryqëzimit për tek pista e vogël Iliria. Në këtë moment, grupi operacional u afrua drejt mjetit “Touareg”, me tri vetura të ndryshme.

Fillimisht u afrua “Volksëageni Golf” blu, në të cilin ndodheshin A. Xh. dhe P. S. N automjetin e dytë “Ford Fiesta” ishin Kastriot Feskaj dhe F. M., ndërsa në t tretin, “Renault” gri ishin efektivët P. L., F. G. dhe Saimir Duçkollari. Polici Altin Dizdari mbërriti tek mjeti “Touareg” me një motor.

Sapo u afruan tek ky mjet, punonjësi i policisë Fatos Xhani hapi derën e shoferit dhe me thirrjen “Ndal Policia” iu drejtua personit që ndodhej në sediljen e pasme. Menjëherë nga ana e këtij personi u hap zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur. Po nga brenda saj, i njëjti person hapi zjarr nga krahu i djathtë i makinës, nga brenda jashtë me dy armë zjarri, duke mbetur i vrarë Saimir Duçkollari. Efektivët e policisë P. S. dhe Kastriot Feskaj u pëpoqën të neutralizonin tre personat që qëndronin në këmbë pas mjetit tip “Touareg”, kur policia hyri në veprim. Efektivi P. S. neutralizoi një person rreth 25 vjeç, që e rrëzoi në tokë. Polici F. M. bllokoi dhe prangosi Erges Xhoxhin dhe tentoi ta largonte nga vendi i ngjarjes, pasi kishte të shtëna armësh. Personi i kapur nga polici P. S. mundi të largohej dhe në ndjekje të tij u vu Kastriot Feskaj, që u fut në një rrugicë paralele me atë ku ishte ndaluar mjeti. Personi që vrau policët Xhani dhe Duçkollari, doli nga dera e mjetit, pas ndenjëses së shoferit dhe hapi zjarr drejt policit Altin Dizdari dhe ai mbeti i vrarë bashkë me Ledion Marën.

Më pas, Dajti  doli nga makina, u nis drejt plazhit, me një armë që e kishte hedhur krah-qafë, duke qëlluar dy herë në drejtim të policit P. S. që kishte mbetur i rrëzuar në mesin e rrugës për në plazh, teksa po përleshej me personin që arriti të largohej. Personi që u largua, u ndoq nga Kastriot Feskaj dhe në hyrje të rrugicës së dytë Feskaj, ka arritur ta neutralizojë atë. Pasi pa këtë skenë, Dritan Dajti iu afrua Feskajt dhe e qëlloi dy herë. Personi i neutralizuar u largua, ndërsa Dajti pasi qëlloi Feskajn vazhdoi rrugën drejt plazhit. Në ndihmë të punonjësve të policisë mbërritën efektivë të tjerë që bllokuan Dajtin. Pranë tij u afrua polici P. S., që e prangosi. Në këtë moment ai u vetë-identifikua si Dritan Dajti.

Gjatë veprimeve të kryera u vu re se arma që kishte në dorë Dritan Dajti, nuk kishte më fishek dhe se ai qe plagosur dhe u transportua në spitalin e Durrësit. N çantën që mbante krah-qaf u sekuestruan disa sende dhe dokumente personale, si dhe nj krehër pistolete me fishekë.

Dëshmia e policit Arjan Muça

Në dëshminë e tij në gjykatë, oficeri Arjan Muça është shprehur se në kontaktin e parë me Dritan Dajtin i ka thënë: “Me sa mbaj mend i kam thënë pse m’i vrave njerëzit, nuk mbaj mend të më jetë përgjigjur. Kur i hoqa pistoletën, e pyeta kush je ti dhe më tha Dritan Dajti, atëherë vazhdova duke i thënë pse m’i vrave njerëzit.

A u dekonspirua operacioni për kapjen e Dritan Dajtit

Në vendngjarje, sipas akuzës, prëveç provave të tjera, është sekuestruar një aparat telefoni celular me numër 06943… që i përket Ergest Xhoxhit. Nga kqyrja e tij, rezultoi se ai kishte kontakte telefonike të shpeshta me oficerin e policisë Mariglen Muçaj në numrin celular 0694111… Po nga këto të dhëna ka rezultuar se i arrestuari Xhoxhi ka pasur kontakte dhe me policë të tjerë dhe për këtë arsye, hetimi u përqendrua në verifikimin e këtyre lidhjeve.

Pas hetimeve rezultoi se Mariglen Muçaj ka pasur lidhje të ngushta shoqërore me Ergest Xhoxhin dhe i ka siguruar atij një uniformë policie, e cila i është dhënë Dritan Dajtit, për të realizuar disa dokumente policie në mars të vitit 2008. Oficeri Mariglen Muçaj e kishte tërhequr në Drejtorin e Policisë së Korçës, kur ai punonte atje. Në fotot me uniformë të Dritan Dajtit, dallohet grada nënkomisar, që i përket gradës Mariglen Muçajt. , Muça, cilësohej nga prokuroria si personi që kishte ndihmuar Dajtin t’i fshihej policisë. Sipas prokurorisë, Muçaj i kishte krijuar lehtësira Dajtit dhe Xhoxhajt për të mos u pikasur nga “njerëzit e shtetit”. Gjithashtu, Muça kishte prekur çantën e Dajtit pak para arrestimit, duke u cilësuar si njëri prej bashkëpunëtorëve të tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *