39-vjeçari Xhuliano Miho, që vrau një natë më parë partnerin e gruas, ka deklaruar se sulmin e nisi vetë viktima, 23-vjeçari Xhimi Bakaj.
Gjatë dëshmisë në Polici, 39-vjeçari, është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.‘Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk’, tha autori i ngjarjes.
Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Mësohet se gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Ndërkohë autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë