Këngëtarja e shqiptare Eli Malaj, e shumë pëlqyer nga publiku ishte e ftuar në “Muzikë kur dëgjoj”, ku është surprizuar nga njerëzit e saj të zemrës dhe miqtë e saj më të mirë.
Një jetë e këngëtares e ri sjellë në kujtesë për disa minuta, e ka bërë atë të përlotet nga emocionet pozitive duke dëgjuar publikisht edhe konsideratat e miqve të saj.
Kur përmendim Eli Malaj së fundmi na vjen në vëmendje bashkëpunimi me aktorin Bes Kallaku, për këngën që ai i kushtoi ish bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezajit. Pas një video mesazhi të aktorit, Eli nuk mbeti pa treguar edhe disa detaje nga ky bashkëpunim.
“Unë mendoj që ishte situata e tillë që deshi, s’deshi, jo që isha unë, por kushdo të ishte këngëtar në atë pjesë, do të ishte kënduar dhe do të ishte pëlqyer, por qëllova unë dhe mbase janë bërë të gjitha elementët e mirë bashkë. Unë mendoj që kushdo të ishte, edhe po mos të isha unë, ishte momenti i keq i Besit, por si Besi janë shumë, si Besi mund të isha unë, por qe momenti i keq, i doli ndoshta në faqe a nuk e di, diçka e tillë.
Janë shumë si Besi, në tërë botën kështu që ai nuk është i vetmi. Historitë janë të ngjashme në tërë botën. Qëlloi që është i njohur, Besi është djalë i mirë, është djalë me botë, mbi të gjitha e ka zemrën e mirë. Kur e ke zemrën e mirë, gjithçka është mirë. Situata të këqija kemi gjithmonë” e mbylli këngëtarja.