Një 19 vjeçare franceze ka lindur ditën e sotme foshnjën e saj në ambulancë.
Sipas bluzave të bardha ky është një rast shumë i veçantë teksa thonë se e reja ishte në muajin e 7 të shtatzanisë dhe si fillim ka kërkuar ndihmë mjekësore por kur ka mbërritur ambulanca për ta marrë e reja ka sjellë në jetë foshnjën e saj menjëherë.Francezja është e martuar në Korçë dhe foshnja e gjinisë femër është lindja e saj e dytë.
Ndërkohë sipas informacioneve gëzon shëndet të plotë së bashku me foshnjën e saj.Për shkak të lindjes së parakohshme foshnja do të transportohet drejt Tiranës.