“Oh çfarë katastrofe…” zjarrfikësit thirrje ulëritëse të shpëtojnë veten, zjarri i madh gati i merr përpara

Pamje apokaliptike vijnë nga Shëngjini që prej disa orësh po përjeton momente ferri, me flakë që përhapen me shpejtësi.

Erërat e furishme në zonë kanë favorizuar përhapjen e flakëve duke bërë që zjarri të mbërrijë deri në afërsi të banesave dhe resorteve në plazh.

Pavarësisht se prej orësh forca të shumta të zjarrfikëseve po “luftojnë” me flakët e zjarrit ato po përhapen me shpejtësi duke djegur kështu gjithçka që u del para.

Në pamjet e mëposhtme shihet se si flakët janë fuqizuar dhe efektivët e zjarrfikëses thërrasin nnjëri-tjetrin të friksuar nga situata.

“Oh, ça katastrofe. Hiqni makinën! Leka ku është Leka! O çfarë katastrofe”, dëgjohet të thotë një prej zjarrfikësve.

Situata duket edhe më kritike këtë pasdite pasi flakët tashmë janë shumë pranë banesave dhe bizneseve. Ajo që e bën edhe me kaotike situatën është se në lagjen e Portit, ku po afrohen flakët ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litra. Depozitë e cila nëse prekej nga flakët mund të shkaktonte tragjedi.

Ndaj autoritet kanë kërkuar që të evakuohen banorët në atë zonë, për të shmangur çdo skenarë të mundshëm.

Flakët që ranë në Malin e Shëngjinit pasditen e 28 korrikut u riaktivizuan sërish pasditen e djeshme. Pavarësisht që ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme, era e fortë e përhapi me shpejtësi duke aktivizuar disa vatra të tjera.

Aktualisht disa forca zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa dy avionë po punojnë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *