Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë që po ndërtohet nga ARRSH prek fshatrat e Librazhdit. Banorët e zonës ku po ndërtohet rruga e re Elbasan- Qafë Thanë kanë protestuar sot, duke kërkuar ndryshimin e projektit që prek fshatrat e Librazhdit. Sipas banorëve gjurma e rrugës ndan në mes Hotolishtin, dëmton shtëpitë dhe tokat bujqësore.
Për disa minuta protestuesit mbajtën të bllokuar rrugën aktuale që lidh Elbasanin me Librazhdin, por me ndërhyrjen e policisë, trafiku u zhbllokua pas afro 30 minutash. Aksi rrugor nacional Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e korridorit VIII dhe do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 10 miliardë lekë.