Ngacmoi seksualisht 10-vjeçaren në pishinë, arrestohet babai i fotografit të VIP-ave shqiptarë në Florida

Mësohet se Skënder Halili 60 vjeç, tentoi të ngacmonte disa herë një 10-vjeçare në pishinën e kompleksit të apartamenteve ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në pishinën e Villa Laguna në kompleksin SoLé Mia, që ndodhet në 2200 SoLé Mia Square Lane në zhvillimin e qytetit Biscayne Landing. Një dëshmitar i cili ka parë të gjithë ngjarjen nën pishinë përmes syzeve të ujit, tha se Halili kapi këmbën e të miturës nga poshtë në një përpjekje për të prekur organin gjenital të saj mbi rrobat e banjës.

Mësohet se kamerat e sigurisë kapën “ndërveprime të shumta” midis të dyve, por thanë se prekja ndodhi nën ujë dhe nuk ishte “veçanërisht e dukshme”. E mitura kur u pyet lidhur me ngjarjen tha se Halili pozicionohej qëllimisht afër lodrave të saj për ta kapur.

Mësohet se 60-vjeçari është babai i fotografit të njohur të VIP-ave, Klevin Halili. Ky i fundit nuk ka bërë ende asnjë reagim lidhur me ngjarjen.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *