Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Pogradecit, në katin e dytë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të lagjes nr.2.
Një e moshuar është lënduar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit. Mësohet se gruaja ka plagë të shumta në fytyrë.
Policia dhe zjarrrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dritaret kanë “fluturuar” në rrugën kryesore rrezikuar jetën e kalimtarëve pasi është një nga rrugët më të populluara të qytetit. Dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit.