E reja e cila u dhunua brutalisht ditën e martë në një lokal të Tiranës ka reaguar me një Instastory ditën e sotme. Me një foto ku tregon të qepurat në fytyrë, Prenga thotë se dikush e sulmoi pa të drejtë.
Sipas Prengës, personi që e sulmoi (pra motrat Berisha), nuk kanë burrë dhe se e reja nuk i ka ndërhyrë askujt në familje. Më tej Prenga thotë se këto akte bëhen nga njerëz që duan të mbulojnë pasiguritë e tyre.
E reja thotë se do të qëndrojë e fortë dhe se do të vazhdojë përpara me kokën lart pa u përfshirë në “lojëra të vogla”. Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ish-banoren e BBVA, Antonela Berishën dhe motrën e saj Marielën, pasi kanë masakruar me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçaren
Klea Prenga
Pas sulmit vajza ka marrë një mesazh në telefon ku thuhej se sulmin e kishte dhuratë nga Mariela Berisha, motra e Antonela Berishës. Dyshohet se sulmi ka ndodhur pasi Prenga ka hyrë në familjen e motrës së Antonelës.
Më tej Klea thotë se regjistrimet e kamerave janë në dorën e autoriteteve dhe se do të publikohen së shpejti. Gjithashtu ajo bën me dije se Policia po heton çështjen.
Postimi i plotë:
Akuza të rënda dhe përmendja e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjelle akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem.
Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe nuk ka ndërhyrë dikush në familje. Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulet shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ato nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjedhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet.
Është e rëndësishme që të kuptojmë se sjellja e tyre reflekton më shumë më tepër sesa për ne. Njerëz që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për shmangur reflektimin mbi problemet e veta. Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm.
Ne vend që të lejoj që këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh të qëndroj e fortë, e qetë dhe e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevoje të përfshihem në lojërat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqendruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të më rrëzojë.