Me shpejtësi tej normave të lejuara, shoferi humb kontrollin e mjetit në aksin Pogradec-Tushemisht, shkatërrohet makina

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Tushemisht.

Shoferi, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm, dyshohet se  nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur.

Burime pranë spitalit të Pogradecit bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë aksidenti mund të ketë ndodhur edhe për shkak të përgjumjes në momentin e aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *