“Do vlerësohet sjellja e policisë Pogradec”, Muhamet Rrumbullaku reagon për vrasjen e 42 vjeçarit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga.

Drejtori Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar vlerësimin e veprimeve dhe reagimeve të policisë së pogradecit lidhur me rastin, pas dyshimeve të ngritura se ngjarja u tentua të fshihej.

Të shtunën, 42 vjeçari Egli Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me grushta dhe sende të forta

Ka qenë Denis Mece, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Mece është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që nga kqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.

Në orën 01:30 minuta ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Denis Mece si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Se bashku me të dyshuari kryesor Denis Mece nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë grupit i hetimit pranë komisariatit të Pogradecit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Bëhet fjalë për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.

“Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë”, thuhet në njoftim.

Autori:

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *