Rrahu për vdekje babain e dy fëmijëve, Gjykata lë në burg autorin por liron tre bashkëpunëtorët e tij

“Arrest me burg” për autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progas, i cili akuzohet se ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime fatale viktimës, duke te humbja e jetës.

Denis Muça, 29 vjeç, doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Korçës, ku u njoh dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ndërkohë, për krimin e rëndë janë arrestuar dhe tre persona të tjerë, një ditë pas ngjarjes.

“Detyrim paraqitje” u dha edhe për tre personat e tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vendimi i Gjykatës:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 13.08.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve D.M, V.SH, A.M, L.G ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit V.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

3-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

4-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit L.G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Në ambientet e jashtme të godinës ndodheshin edhe familjarë të viktimës, mes tyre motra e Egli Progës, e cila kërkonte të shikonte autorin e dyshuar të krimit dhe të arrestuarit e tjerë.

Familja e viktimës ka pretenduar se policia ka fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, duke deklaruar se Elgi Proga kishte vdekur pasi është rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë deklaruar se në vrasjen e tij nuk është përfshirë vetëm një person, por hedhin akuza për krim të ndodhur në bashkëpunim.

Sipas informacioneve rezulton se Denis Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Goro.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *