“Të jetosh në fshat është sfidë më vete”, gazetarja: Edhe për një tufë majdanoz derdhet shumë djersë! 

Gazetarja e njohur Fiori Dardha ka publikuar një reel ku ka shpërndarë pamje nga fshati, teksa ka bërë edhe një shkrim të gjatë. 

Fjori tregon historitë e të afërmve të saj që jetojnë në fshat dhe tregon se sa mundim ka pas çdo produkti që blihet në qytet, e që nuk i dihet vlera.

Shkrimi i plotë: 

“SI I KE SPECAT?”

“Kanë ndryshuar kohërat Fior’. Tani, kur bashkëfshatarët takohen me njëri-tjetrin, nuk pyesin më ‘SI JE ME SHËNDET?’ por ‘SI I KE SPECAT, DOMATET, SHALQINJTË?’ – më tha dje me shaka kushërira ime, teksa bisedonim në oborrin plot lule të shtëpisë së saj në fshat.

Kush jeton në qytet, mund ta konsiderojë si një aventurë interesante një ditë të kaluar në një fermë, por, TË JETOSH NË FSHAT ËSHTË SFIDË MË VETE!

Kam plot të aferm në fshat dhe e di fort mirë se sa e vështirë është jeta për ta!

Është sfilitese të punosh çdo ditë (duke u
zgjuar pa zbardhur ende), të kujdesesh për të mbjellat duke sfiduar kushtet atmosferike (ngricën e dimrit dhe temperaturat përvëluese të verës), që në fund të mbledhësh prodhimin dhe me ato të ardhura
të sigurosh jetesën.

Nuk është aspak e lehtë edhe të kujdesesh për bagëtinë. Kam parë kushërinj që e kanë
gdhirë gjithë natën pranë lopës, në pritje që ajo të lindte. Kam parë të derdhin lot pafund kur kane humbur viçin. Kam pare alarmin dhe
shqetësimin që u lexohet qartë ne portret kur sëmuren qingjat/kecat. Kam parë se si u gëzohen çeljes së vezêve..

Ndaj, kur blejmë prodhimin e fshatarëve në treg dhe bëjmë pazar për tufën e majdanozit (jo ma jep 50 lekë më pak, jo më jep 2 tufa për 100) lekë, do ishte mirë të mendonim se për atë 100 lekësh është derdhur vërtet shumë djersë e shumë mund! 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *