Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi para pak ditësh në kryeqytet ku dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan blogeren Klea Prenga, në një lokal në Tiranë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale mes motrave Berisha dhe Prengës. Antonela dhe Mariela Berisha janë shpallur në kërkim, por policia ende s’ka rënë në gjurmë të tyre.
Ajo çfarë dihet deri tani është se sipas të dhënave të TIMS, ato nuk janë larguar nga Shqipëria.
Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar dy automjete, makinën që dy motrat kanë pasur natën e ngjarjes dhe mjetin me të cilin kanë lëvizur pas dhunimit brutal të 24-vjeçares.
Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për “akuzën e plagosjes së rëndë” në bashkëpunim.