• Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tresh në Tiranë.
Një 55-vjeçar amerikan i identifikuar si Matthew Wertz ka vrarë me litrar gruan dhe dy qentë e tyre. • Pas aktit të rëndë amerikani i ka dhënë fund edhe jetës së tij. • Mësohet se Wertz ishte petagog në një shkollë private, “Albania College”. • Drejtori i shkollës ka njoftuar policinë pasi amerikani nuk është paraqitur në punë dhe kjo i ka ngjallur shqetësim atij dhe kolegëve. • Pas njoftimit nga drejtori më pas u zbulua ngjarja e rëndë. • Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts. • Në letrën e tij, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.” • Policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.