Prej ditëve të fundit të qershorit e të parave të korrikut, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, ndodhet i shtruar në një nga spitalet private të Tiranës.
Mediat raportuan dy muaj më parë se ish-kryebashkiaku u dërgua me urgjencë për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur.
Së fundmi, mësohet se prej aso kohe Gjici nuk është kthyer më në qeli dhe po vijon qëndrimin e tij në spital pasi vuan një sëmundje e rëndë e cila kërkon kujdes maksimal dhe mbikëqyrje mjekësore permanente.
Ish-kryebashkiaku Gjici iu nënshtrohet herë pas here analizave të cilat i dërgohen jashtë shtetit.