Artisti i njohur, Armend Rexhepagiqi, ka dhënë së fundmi një intervistë e cila ka shkaktuar bujë.
Ai bisedoi për muzikën, artin, shoqërinë, duke e lejuar publikun që të shohë përtej imazhit të tij si artist.
Gjithashtu gjatë intervistës për një media në Kosovë, Rexhepagiqi zbuloi se ende nuk e ka provuar të qenit baba. Një zgjedhja që mesa duket nuk e ka ndier kurrë si thirrje e që në të vërtetë ka qenë e dyanshme edhe nga ana e bashkëshortes së tij.
Pjesë nga intervista:
E ke pasur instinktin e të qenurit baba?
Rexhepagiqi: Jo, kurrë nuk kam pasur dëshirë që të kem fëmijë.
Pse Armend?
Rexhepagiqi: Sepse nuk e kam pasur dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem. Prandaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë dhe ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm të cilin e kemi ndier dhe e kemi respektuar vendimin që kemi pasur. Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt me të cilët kam fëmijë të vegjël ose krijoj raporte mirë, por me veten nuk e kam ndier shumë. Unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë dhe mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te femrat se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo femër duhet të ketë instikt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu. Unë të paktën e njoh veten, e kam ndier këtë dhe nuk jam handikap, nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë.