Arrestohet 42-vjeçari në Korçë! Kush është “hajduti” që ishte kthyer në “makthin” e dyqaneve

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, nën akuzë për kryerjen e disa vjedhjeve.

Mësohet se ai ka vjedhur me dhunë shuma parash në dy dyqane, në qytetin juglindor. Fillimisht, ai ka vjedhur paratë në një dyqan duke kërcënuar shitësen me thikë, e më pas, në orët e vona të natës, i maskuar ka hyrë në një dyqan tjetër, duke marrë paratë e mbledhura nga xhiroja ditore.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari që vodhi me dhunë shuma parash në 2 dyqane (në njërin rast, duke kanosur shitësin, me mjet prerës thikë).

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, një mjet prerës (thikë), një përforcues grushti, një kapuç si maskë dhe veshjet që dyshohet se ka patur 42-vjeçari, gjatë vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recently”. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i dy vjedhjeve, shtetasi:

R.L., 42 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 1, Korçë, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë), ndërsa më datë 14.10.2024, pas mesnate, në lagjen nr. 7, Korçë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një dyqan tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *