Gjyshet që fshinë sokakun, jeta moderne po zbeh traditën e korçarkave

Zhurma e fshesës që fshin kalldrëmet e rrugicave karakteristike të Korçës, sa vjen e dëgjohet më rrallë. E megjithatë, në disa rrugica, kjo zhurmë dëgjohet ende nga këto nëna, të cilat, për sa kohë do të kenë jetë dhe fuqi, vijojnë prej dekadash traditën, e cila përkthehet në një ambient më të pastër.

Si shumë tradita të vjetra, edhe kjo e pastrimit të ambienteve para banesave sa vjen e po zbehet. Vetë korçarkat autoktone tregojnë se disa metra larg tyre, pallatet e reja janë plot mbeturina, ndërsa vajzat apo nënat e reja duket se i kanë rrëmbyer puna dhe angazhimet, transmeton A2.

Korça po ka gjithmonë e më pak zonja të tilla që pastrojnë rrugicat karakteristike. E duket se vit pas viti kjo traditë po humbet, pasi urbanizimi dhe jeta moderne po humbin nocionin e kujdesit për ambientin e përbashkët dhe po forcojnë atë të banesës, ose siç e thotë vetë populli “në derë e brenda”. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *