Këngëtarja e njohur, Sheila Haxhiraj, ka bërë një reagim prekës pas vdekjes së vëllait të saj, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 1” ka publikuar disa imazhe krah vëllait të saj të ndjerë, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit mesditën e djeshme (17 7etor) në banesën e tij në “Qyteti Studenti”
“Motrën e ka marrë malli që tani për ty”, shkruan Sheila krahas imazheve.
Këngëtarja i drejtohet të vëllait me fjalët “do të të dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete”.
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete.Qofsh i parajses Vellai im❤️❤️❤️❤️❤️”, shkruan ajo.
37-vjeçari Henri Haxhiraj u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetë pasi qëlloi veten me armë.
Por, punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë, duke mos arritur që të mbijetojë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.