70-vjeçari Iqmet Skënderaj është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar një të mitur 11-vjeçare në dyqanin e tij në një fshat të thellë të Maliqit.
11 vjeçarja ka shkuar pasditen e djeshme në dyqan për të blerë, ndërsa 70-vjeçari ka qenë i vetëm dhe duke përfituar nga fakti që në dyqan s’ka patur persona të tjerë, e ka tërhequr të miturën duke tentuar ta ulë në prehër.
Sipas deklarimeve të 11-vjeçare, ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj. E mitura ka reaguar duke bërtitur dhe është larguar me vrap nga dyqani i abuzuesit.
Ajo ka njoftuar menjëherë prindërit të cilët denoncuan në komisariatin e Maliqit ngjarjen e rëndë. Pas denoncimit, policia e Maliqit ka arrestuar 70-vjeçarin Iqmet Skënderi mbi të cilin rëndon akuza e “ngacmimit seksual me të mitur”.