Ishin fshehur në Dubai, motrat Berisha pendohen për sulmin ndaj Klea Prengës: Do t’i paguajmë operacionet

Është zbardhur dëshmia e Mariela Berishës gjatë seancës së sotme të mbajtur nga gjykata e Tiranës. Ajo ka kërkuar mëshirë pasi ka një fëmijë dy vjeç për të rritur dhe ka shprehur pendesë për veprën e kryer.

Mariela Berisha deklaroi se ka mbi një vit që po kalon një moment të vështirë dhe pretendon se sulmi ndaj Klea Prengës nuk ka qenë i planifikuar.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë,” mësohet të ketë thënë ajo në gjykatë.

Po ashtu edhe avokatja e Marielës ka kërkuar një mësë më të butë sigurie, pasi ajo është pa asnjë precedent të mëparshëm penal si dhe deklaroi se klientja e saj është e gatshme ta ndihmojë viktimën që të paguaj financiarisht shpenzimet financiare për reabilitimin e plotë të Klea Prengës.

“Një masë sigurimi më të butë se ajo që ka kërkuar prokurori, pasi ajo është pa asnjë precedent penal, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shkak për të përsëritur veprime të njëjta apo të ngjashme, shprehet thellësisht e penduar, e pranon faktin penal, është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me viktimën, i kërkon publikisht falje asaj, si dhe gjykatës, njëkohësisht është e gatshme ta ndihmojë financiarisht për të përballuar shpenzimet e nevojshme për rehabilitimin e plotë dhe përfundimtar të dëmtimeve fizike që ka pësuar viktima. Së fundi, por tepër e rëndësishme, ajo është nën e një fëmije të mitur 2 vjeç. Aktualisht është i vetmi person që mundet të kujdeset për të, dhe prania e nënës për një fëmi në këtë moshë është e domosdoshme,” tha avokatja e saj. 

Kujtojmë se sot Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Mariela Berishën dhe ndaj saj ka caktuar masën “arrest shtëpie”.  Ajo u dorëzua në polici dy ditë më parë, bashkë me motrën e saj Antonala Berisha, pasi dyshohet se dhunuan dy muaj më parë blogeren Klea Prenga. Sakaq, ndaj Antonala Berishës është caktuar masa “detyrim paraqitje”.  

Seanca gjyqësore do të mbahej mbahej një ditë më parë, por duke qenë se Mariela nuk ishte e pranishme, seanca u shty për sot në orën 12:00. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. 

Pas dhunës barbar që i bënë Klea Prengas teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024, dy motrat u larguan drejt Dubait ku dhe u fshehën gjat֝ë gjithë kohës.

Ka dyshime se Klea Prenga është vënë nën shënjestër të motrave Berisha, pasi ka tentuar që të prishë marrëdhënien e motrës së Antonelës me bashkëshortin e saj.

Sakaq, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka dalë në përfundimin se Klea Prenga ka pësuar shëmtim të përhershëm të fytyrës nga goditja me gotë qelqi. E reja u është nënshtruar dy ekzaminimeve të ndryshme, një në momentin e parë kur ka ndodhur konflikti, ku është konstatuar se ka humbur ndjeshmërinë në anën e djathtë të fytyrës dhe në anën e djathtë të buzës.

Po për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme në regjione të dukshme të fytyrës, si dhe me pasoja me humbje të ndjeshmërisë në anën e djathtë të fytyrës, është bërë një ekzaminim i dytë më i thelluar mjeko-logjor pas 30 ditësh, nga dita e plagosjes.

“Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua shembje e indeve të buta të fytyrës, plagë prerëse në anën e djathtë të fytyrës, të përpunuara kirurgjikalisht, me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me humbje të ndjeshmërisë në lëkurën e anës së djathtë të fytyrës dhe anën e djathtë të buzës së sipërme. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet prerës, siç mund të jetë edhe xhami.

Dëmtimet e mësipërme, bazuar në kriterin e rrezikshmërisë për jetën në momentin e shkaktimit të tyre, klasifikohen në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mbi 9 (nëntë) ditë, por, për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme në regjione të dukshme të fytyrës,, si dhe ndërlikuar me humbje të ndjeshmërisë në anën e djathtë të fytyrës, nevojitet një ekzaminimin tjetër mjeko-ligjor 30 (tridhjetë) ditë nga momenti i shkaktimit të tyre, për të gjykuar mbi kategorinë përfundimtare të dëmtimeve trupore, bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” apo “shkallës së humbjes së aftësisë së përhershme për punë”, thuhet në dokument.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *