Klea Prenga, e cila u dhunua nga dy motrat Antonela dhe Marinela Berishaj, ka reaguar në lidhje me pretendimet e këtyre të fundit në Gjykatën e Tiranës, ku kanë dëshmuar që nuk kanë pasur për qëllim të demontojnë Klean, por janë provokuar nga ajo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klea Prenga ka publikuar një video ku tregon momentin e futjes së dy motrave në restorantin ku modelja po darkonte me miqtë e saj, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre se ato kanë qenë duke darkuar në të njëjtin restorant dhe më pas situata ka agravuar.
“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot”, shkruan ajo.
Ndër të tjera, Modelja ka bërë një deklaratë të fortë, ku thotë se motrat Berishaj janë në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli.
“A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan”, shprehet ajo.
Reagimi i plotë
Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot.
A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ?
Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan.
Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre.
Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar.
Dëshmitë dhe pretendimet e motrave Berishaj
Mariela Berishaj ka kërkuar falje për atë ç’ka ka bërë dhe kërkon mëshirë pasi është nënë me një fëmijë 2 vjeç.
“Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmi 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, ka thënë ajo.
Para togave të zeza ajo është shprehur se ka një vit që po kalon një periudhë të vështirë psikologjike.
“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmi 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, tha Marinela Berishaj para Gjykatës.
Ndërkohë, ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berishaj, ka dëshmuar se sipas tyre ato kanë qënë në restorant për të darkuar dhe janë provokuar nga Klea Prenga.
Antonela ka kërkuar ndjesë publike dhe është shprehur e gatshme për të bërë gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ndihmuar Klea Prengën të rehabilitohet fizikisht.
“Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”, ka dëshmuar Antonela Berishaj.
Kujtojmë se sot (18 tetor) Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mariela Berishën nga “arrest me burg” që ishte, ndërsa la të pandryshuar masën “detyrim për paraqitje” për motrën e saj, Antonela Berisha.
Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e së mërkurës (16 Tetor) pasi më shumë se dy muajsh në kërkim.