Kapet magazinë me hashash në Korçë, arrestohen disa persona, mes tyre edhe gra

Pas një aksioni të policisë në fshatin Voskop të Korçës, është zbuluar një magazinë e mbushur me hashash.

Mësohet se në sajë të aksionit janë vënë në pranga disa persona, mes të cilëve gra, të cilat janë kapur duke përpunuar lëndën narkotike. Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë. Momentalisht të arrestuarit janë në Dvp, ndërsa po bëhet peshimi i lëndës narkotike, që thuhet se është në sasi të mëdha.

Policia tha se veç lëndës narkotike në magazinë u gjetën edhe armë zjarri ndërsa ende nuk dihet sasia e zbuluar.  Burime bënë me dije se sasia është e konsiderueshme dhe është duke u peshuar ndërkohë që në pranga janë 6 persona deri tani mes tyre edhe gra.

Magazina ndodhej në anë të rrugës nacionale Korçë- Voskopojë në afërsi të fshatit Voskop dhe sipas informacioneve gratë që rezultojnë të jenë nga Cërriku, ishin të punësuara.  Sakaq policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe është duke hetuar edhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *