Një atentat tragjik, me 2 viktima dhe dy të plagosur, u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Shkodrës, në lagjen e njohur Dobraç. Shënjestër e këtij atentati ishin familjarët e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ibrahim Licit.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me një makinë Mercedes Benz S Class kur kanë rënë në breshëri plumbash. Një prej viktimave të këtij atentati ka qenë vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici.
Zona ku janë regjistruar të shtënat njihet si zonë nën kontrollin e fisit Bajri, kurse personat që kanë rënë viktimë, fisi Lici, janë në hasmëri me ta.
Hamza Lici
Por, kush është Ibrahim Lici ose i njohur ndryshe si “Fantazma”?
Ibrahim Lici një emër i njohur i botës së kërkimit, i cili edhe pse në kërkim nga Polciia, vazhzdon të jetë pjesë e atentateve mafioze. Pasditen e kësaj të mërkure familja e Licit ra pre e atentatit ku nga breshëria e plumbave mbeti i vdekur i vëllai i tij, Hamza Lici.
Ai është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici. Ibrahim Lici është dhe një ndër njerëzit më të kërkuar nga autoritetet shqiptare, për disa vrasje të bujshme. Në 15 shkurt të këtij viti 31-vjeçari ra në prangat e policisë në Stamboll për vrasjen e Endri Mustafës. Mirëpo disa javë më pas ai u lirua nga autoritetet turke si pasojë e një mungese ekstradimi drejt vendit tonë.
Prej muajit Maj 2021, Lici rezulton të jetë shpallur në kërkim nga policia, si i autor i dyshuar i vrasjes së Mustafës, ngjarje kjo e ndodhur në zonën “Livadhe” në Shkodër.