Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka folur për planet e saj për të ardhmen, teksa ka treguar se do të martohet dhe bëjë fëmijë. Duke folur për këngën e re “Stani” në Top Albania Radio ajo ka ironizuar komentet “nuk ka burrë” edhe brenda tekstit.
“Burrë nuk kam po një tigër e kam”, tha Bleona.
Ndërkohë ajo i bëri edhe një premtim prindërve të saj të cilët po e ndiqnin intervistën.
“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për tu martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti. Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim dhe i premtoj edhe Olit dhe Nazmiut që do merrem seriozisht me këtë punë pasi të dalin videot dhe këngët.”, tha ajo.