Dan Hutra i qesh në fytyrë ish shokut të qelisë që i vrau motrën, debate dhe përballje në gjyq

Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte për Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, u shfaq tension i lartë.

Gjatë seancës, dëshmitari Vladimir Kurti, i dënuar përjetë dhe i cili ka humbur motrën në duar të Hutrës vitin e kaluar, refuzoi të japë deklarata përballë tij, duke e quajtur “monstër”.

Kurti, me zemërim të dukshëm, tha: “Gjakun e motrës sime nuk than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra”. Pas fjalëve të tij, Hutra qëndroi i qetë dhe duke qeshur, duke shkaktuar reagime të ashpra në sallë.

Seanca u shty për më 5 dhjetor, kur do të vijojë procesi gjyqësor për këtë ngjarje tragjike. Kujtojmë se Dan Hutra pasi kishte shkuar në shtëpinë e ish gruas së tij, i vrau motrën Vladimir Kurtit, pasi kishte patur konflikte me të në burg.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *