Ndue Perlleshaj, babai i Mario Perlleshaj i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, ka folur për herë të parë për emisionin “Top Story”. Ai është shprehur se familja e tij është e tronditur nga ngjarja dhe dhimbja është aq e madhe sikur të kishte vdekur djali i tij.
“Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Djali është i tronditur. Është në gjendje shoku. Edhe unë edhe nusja jemi në gjendje të rëndë, në gjendje shumë të keqe”, është shprehur Ndue Perlleshaj.
Gjatë intervistës telefonike me gazetarin e Eraldo Harlicaj, ai ka theksuar se nuk ka folur me familjen e 14 vjeçarit të ndjerë, por do ta bëjë atë sepse ata nuk kanë dashur t’i bëjnë keq askujt. Zoti e di çfarë dhimbje ka familja jonë tani, tha ai.
“Për çfarë falje? Çfarë janë këto provokime që bëni. Ku e dini ju çfarë dhimbje kam unë dhe familje ime. Ça janë këto provokime që bëni. T’ju shpreh juve faljen apo familjes që i ka rënë halli. Keni sulmuar një fëmijë. Jam shumë i varrë në shpirt për atë që ka vdek.
Nuk kam asnjë fjalë tjetër. Ju dijeni keni publikuar lajmin, nuk jeni interesuar as për Martinin e as për asnjë. Dhimbjen time e di vetëm Zoti lart. Çdo njeri që më njeh mua e di dhimbjen time.
Me familjen e Martinit nuk kam folur. Kam aq burrni, aq karakter e aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit. Nuk i kam bërë keq askujt në jetën time, unë nuk jam familje ordinere. Jam familje që punojmë në ndërtim. Kemi një djalë, që jemi munduar me e rrit.
Ju keni publikuar budalliqe më përpara. Keni dashur me degjeneru familjen time. Unë dhimbjen e ndaj me zotërinë, sikur të më kishte vdek djali im. Unë njerëzit nuk i ndaloj dot, mua më intereson fatkeqësia e zotërisë. Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Djali është i tronditur. Është në gjendje shoku. Edhe unë edhe nusja jemi në gjendje të rëndë, në gjendje shumë të keqe”, u shpreh Ndue Perlleshaj.