Altin Dumani i ka kthyer përgjigje kreut të PD, Sali Berisha pas akuzave të vazhdueshme për pronat e tij.
Ai konfirmoi LIVE se ka 3 apartamente në pronësi të tij dhe se çdo gjë që ka është si rezultat i punës së tij 25 vjeçare. Madje deklaroi se kurrë nuk ka pranuar një dhuratë më shumë se 100 dollarë, pasi punën që bën thotë se bën me pasi e do dhe jo për për përfitime materiale.
“Nuk i jap përgjigje Berishës, por publikut shqiptar. Pasuria ime është e kontrolluar, pas një procesi të thellë vettingu dhe kush do mund t’i marrë këto të dhëna. Çdo gjë e kam të deklaruar, madje edhe çdo detaj të punës dhe familjes time. Madje kam marrë një kredi në 2006, për të blerë pronën time. Këto apartamente i kam. Kam 25 vite punë, dhe çdo gjë e kam të deklaruar. Kurrë në jetën time nuk kam pranuar një dhuratë më shumë se 100 dollarë. KURRË. Kurrë. Unë e dua këtë punë dhe e bëj me mish dhe me shpirt,” tha Dumani.