Prag TRAGJEDIE në Fier/ Bashkëshortja e nxori në pritë 40-vjeçarin, i dashuri i ri e qëlloi me armë para syve të djalit të tij dhe…

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, të dyshuar për plagosjen e rëndë të 40-vjeçarit Gledi, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës pas një operacioni që nuk ka mundur të heqë plumbin nga barku.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Fierit, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Zogut të Zi”. Sipas dëshmitarëve, Klement Beqaj shkoi në një lokal ku ndodhej 40-vjeçari dhe e qëlloi me armë zjarri, duke i mbështetur pistoletën në trup. Në momentin e sulmit, ishte e pranishme edhe Melisa Beluli, ish-bashkëshortja e viktimës, e cila dyshohet të jetë partnerja e autorit.

Pas ngjarjes, Beqaj dhe Beluli janë larguar drejt Patosit, ndërsa 40-vjeçari është duke luftuar për jetën. Policia ka ngritur dyshime se Melisa Beluli mund të ketë luajtur një rol kyç në ngjarjen e rëndë, duke ndihmuar autorin të nxirrte viktimën në pritë dhe duke i informuar për lëvizjet e ish-bashkëshortit të saj.

Një tjetër aspekt tragjik i këtij aksidenti është fakti se Gledi u qëllua para syve të djalit të tij 10-vjeçar, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, duke e bërë më të rëndë këtë krim të dhunshëm.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *