TikTok njoftoi se po rikthente shërbimet e tij në SHBA pasi Donald Trump u zotua më herët gjatë ditës për t’i dhënë një afat aplikacionit përpara ndalimit të tij. Trump shkroi në rrjetin e tij “Truth Social” se pasi të merrte detyrën të hënën ai do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që i lejonte aplikacionit me pronësi kineze një kohë shtesë për të gjetur një blerës përpara se të përballej me një mbyllje totale, dhe duke propozuar që SHBA ose një firmë amerikane të merrte 50% të pronësisë.
“Duke bërë këtë, ne shpëtojmë TikTok, e mbajmë në duar të mira dhe e lejojmë atë të thotë” – shkruan Trump. “Pa miratimin e SHBA-së, nuk ka TikTok. Me miratimin tonë, ajo vlen qindra miliarda dollarë – ndoshta triliona” –shtoi ai.
TikTok ndaloi së punuari në SHBA për 170 milionë përdorues vonë të shtunën. Kongresi miratoi një ligj në prill që detyron pronarin e tij, ByteDance, ose t’ia shesë një kompanie jo-kineze ose të përballet me një mbyllje totale. Aplikacioni zgjodhi mbylljen pasi Gjykata e Lartë e SHBA vendosi të premten të aprovonte ndalimin.
CEO i TikTok, Shou Zi Chew, publikoi një video duke falënderuar Trump për përpjekjet e tij për ta mbajtur aplikacionin aktiv në SHBA. Ai pritet të marrë pjesë personalisht në ceremoninë e inaugurimit të Trump.
Pas mesazhit të Trump të dielën, kompania tha në një deklaratë se ishte “në procesin e rivendosjes së shërbimit”, duke shtuar: “Falënderojmë Presidentin Trump për sigurimin dhe qartësinë e nevojshme për ofruesit tanë të shërbimeve se ata nuk do të përballen me asnjë ndëshkim duke ofruar TikTok për mbi 170 milionë amerikanë dhe duke lejuar mbi 7 milionë biznese të vogla të lulëzojnë. Është një qëndrim i fortë për Amendamentin e Parë dhe kundër censurës arbitrare. Ne do të punojmë me Presidentin Trump për një zgjidhje afatgjatë që e mban TikTok në Shtetet e Bashkuara” – thuhet në deklaratë.