Përplasi për vdekje të riun me motor, arrestohet 80 vjeçari nga Vlora

Një ditë pasi aksidentoi për vdekje 22-vjeçarin Fatjon Kasaj, policia ka arrestuar shoferin 80-vjeçar.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e të dielës në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë” ku Fatjoni i cili po udhëtonte me një motor në moemntin që u përplas për vdekje me makinë nga 80-vjeçari.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.” – njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *