Zjarr në komleksin “Kika” te Komuna e Parisit, banorët dalin jashtë të alarmuar

Një kompleks pallatesh tek “Komuna e Parisit” është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme.

Flakët ranë në katin e katërt të ndërtesës në rrugën ‘Tish Daija’ rreth orës 11:05.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në një paketë elektrike.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihen flakët që kanë përfshirë pallatin dhe shtëllungat e zeza të tymit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve .

Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *