Masakroi 22 vjeçaren me thikë në Tiranë, dy vajzat dikur ishin shoqe, u zunë për disa djem

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e ndodhur dje në Tiranë mes 3 vajzave, ku njëra prej tyre mbeti e plagosur me thikë.

Mësohet se dy nga vajzat që u përfshinë në sherri, më përpara kanë qenë shoqe. Sherri mes tyre nisi për shkak të disa djemve që frekuentonin të dyja gocat njëkohësisht. Pas kësaj, Kasandra Cani dhe Xhemile Vrlaku kanë nisur fillimisht sherrin në rrjetet sociale dhe më pas janë rrahur fizikisht ku Kasandra Cani ka marrë një thikë dhe ka goditur Xhemile Verlakun.

E dëmtuar ka mbetur edhe motra e Xhemiles, Esma Verlaku e cila ka hyrë për të ndarë sherrin. Policia pas ngjarjes ka marrë në pyetje të rejat, por hetuesit fillimisht kanë pritur disa orë pasi Kasandra Cani dhe Xhemile Verlaku kanë qenë në gjendje të dehur nga përdorimi i alkoolit.

Ngjarja ndodhi pas një sherri virtual, ku Xhemilja ka shkuar në banesën e Kasandrës për tu sqaruar por konflikti ka agravuar deri kur Kasandra ka marre një thike të cilët e mbante në shtëpi dhe ka qëlluar Xhemilen.

Motra e ka ndihmuar për transportimin ne spital teksa Kasandra është shoqëruar ne komisarit aty ku dhe u arrestua.

Njoftimi i policisë një ditë më parë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.

Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *