“Izoloi djalin, nuk e çonte as në shkollë”, Robert Nolfe flet për herë të parë: Ja pse e humbi kujdestarinë Parashqevia

Biznesmeni Elton Iliriani, me miratimin e familjarëve të Parashqevi Simakut, ka zbuluar detaje të reja nga jeta personale e këngëtares dhe divorci i saj me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Ai ka lexuar një deklaratë të gjatë të bërë nga Nolfe, ku ai ka ndarë arsyet e ndarjes nga Simaku dhe vendimin e gjykatës për kujdestarinë e djalit të tyre, Luke.

Në deklaratën e tij, Robert Nolfe shpjegon se ata ishin ndarë në 2007 ndërsa procedurat e divorcit nisën në 2009. Përsa kohë jetuam bashkë, ka treguar ai, kemi kaluar shumë bukur.

Më pas, në fillimet e divorcit, ai nuk kërkoi kujdestarinë e djalit, por vetëm të kishte mundësinë ta takonte atë dy herë në javë. Gjithashtu, ai pranoi që për shumë vite të paguante qiranë e shtëpisë ku jetonte Parashqevi, nga viti 2007 deri në 2018, si një kontribut për mirëqenien e familjes. Për këtë ai thotë se ka prova.

Por pas dy vitesh, ai tregon se sjellja e Simakut ndaj djalit ishte bërë gjithnjë e më e ashpër, duke e izoluar atë jo vetëm nga ai si baba, por edhe nga jeta sociale dhe shkolla. Sipas tij, ajo refuzonte të dërgonte djalin për kontrolle mjekësore, çka e çoi çështjen në gjykatë. Në fund, gjykata vendosi që kujdestarinë e Luke ta merrte Robert Nolfe.

Izoloi djalin, nuk e dërgonte as në shkollë, Elton Ilirjani

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *