U nxor në pritë nga gruaja dhe u plagos nga i dashuri i saj, Gledi Hoxhallari ka nevojë për ndihmë!

 Gledi Hoxhallari ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën prej rreth një muaj. 40-vjeçari u plagos më 5 janar në qytetin e Fierit, nga i dashuri i bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci. 

Hoxhallari tani duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ezofag, ndërhyrje e cila kushton dhe familja deklaron se nuk mund të përballojë më shpenzimet shëndetësore, duke apeluar kështu për ndihmë.

Familjarët e 40-vjeçarit kanë hapur një GoFundMe, me shpresën se do të mblidhet shuma e nevojshme për të siguruar trajtimin e nevojshëm për t’i shpëtuar atij jetën.

Linku i GoFundMe

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *