Aksident i frikshëm/ Makina ngec në barrierën e rrugës, shpëton mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në rrugën e re të Ersekës. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke u përplasur me barrierën anësore. 

Raportohet se ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme, duke bërë të mundur nxjerrjen e shoferit dhe pasagjerit nga makina. Bëhet me dije se të dy ata, fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, teksa policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.  

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *