Fatma Haxhialiu është bërë nënë për herë të dytë. Me anë të një video në rrjetet sociale ajo ka ndarë momentet e veçanta nga lindja e djalit të saj teksa ka bërë edhe një dedikim të ëmbël ku shpreh lumturinë dhe emocionet që ndjen për ardhjen në jetë të të voglit.
Ishte fillimi i tetorit ku Fatma bëri të ditur për ndjekësit se ishte në pritje të ëmbël teksa postoi një videon nga momenti kur i kishte treguar djalit të saj Kian, që së shpejti do të jetë vëlla i madh.