Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e deportimit të Dukës së Sussex-it nga SHBA, Harry, duke thënë se familja mbretërore ka “probleme të mjaftueshme me gruan e tij Meghan Markle, për të cilën ai tha se ishte “e tmerrshme”.
Trump tha se nuk kishte asnjë interes të dëbonte Dukën 40-vjeçar nga vendi, mbi akzuat e ngritura ndaj tij se ka konsumuar drogë.
Sipas mediave të huaja, Harry është përballur me një betejë të gjatë ligjore pasi u akuzua se gënjeu për marrjen e drogës në aplikimin e tij për vizë.
Harry, në autobiografinë e tij “Spare”, kishte zbuluar se ai kishte përdorur drogë në të kaluarën, e cila sipas ligjit amerikan, do të ishte arsye për refuzimin e një aplikimi për vizë.
Kur u pyet nga New York Post nëse ai do të ndërhynte në çështjne e Harry-t, Trump tha: “Unë nuk dua ta bëj këtë. Unë do ta lë vetëm atë. Ai ka mjaft probleme me gruan e tij. Ajo është e tmerrshme.”
Princi Harry u përgjigj duke bërë një koment të nënkuptuar ndaj Donald Trump-it, vetëm disa orë pasi ish-presidenti amerikan sulmoi publikisht gruan e tij, Meghan Markle.
Por, gjatë fjalimit të tij në hapjen e Lojërave Invictus në stadiumin BC në Vancouver, Kanada, përpara një audience prej 40,000 vetash, Princi Harry dha një mesazh që mund të shihet si një përgjigje e nënkuptuar.
“Duke qenë në një moment ku nuk ka mungesë krizash, pasigurie apo karakteri të dobët moral në botë, vlerat që përfaqësoni, mënyra si e mbani veten – jo vetëm në Lojërat Invictus, por çdo ditë – guximi, qëndrueshmëria dhe humanizmi juaj ndriçojnë një rrugë përpara për të gjithë ne,” tha ai.