Një 50-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit. Mësohet se Ermes Vërtopi ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa vuante nga ceroza.
Viktima Ermes Vërtopi u gjet pa jetë nga familjarët të cilët lajmëruan policinë dhe urgjencën e spitalit.
Ndërkohë policia po kryen të gjitha veprimet mbi ngjarjen tragjike të ndodhur këtë të dielë.