Një nënë e divorcuar e katër fëmijëve thotë se ajo u mashtrua nga një emigrant ilegal shqiptar, i cili u martua me të vetëm për të marrë një vizë në Mbretërinë e Bashkuar.
Natasha Chambers, 38 vjeç, tha se martesa e saj e dytë e ëndrrave u prish pas vetëm një viti kur burri i saj i ri, papritur humbi interesin për të dhe refuzoi të krijonte një familje.
Natasha ka folur për të ndarë ‘shenjat paralajmëruese’ me gratë e tjera të goditura që bien në dashuri me emigrantë të paligjshëm, të cilët duan t’i martojnë shpejt dhe të bëjnë passaportë për të qëndruar në Britani, shkruan Daily Mail.
Duke zbuluar dhimbjen e saj në mediat sociale për të paralajmëruar të tjerët ajo thotë se ka kuptuar që “janë shumë gra të lidhura me dikë që nuk është e ligjshme në MB dhe nuk janë të sigurta nëse është lidhje evërtetë apo jo.’
“Së pari, dua të them vetëm se nuk po them që të gjithë shqiptarët janë njësoj, nuk po them që të gjithë emigrantët e paligjshëm janë njësoj. Por njeriu me të cilin isha dukej se dinte saktësisht se çfarë të bënte, ai i dinte të gjitha truket. Isha kokë e këmbë e dashuruar me të dhe u hodha pranë dhe ai më mbushi me dashuri. Isha zemërthyer kur martesa jonë përfundoi pas vetëm një viti. Tani pas ca kohësh ndjej se ai më përdori. Ai nuk më kishte mbështetur kurrë financiarisht, unë e mbështeta atë”,- shprehet ajo.
Natasha paralajmëron gratë e tjera në pozitë të ngjashme. Në historinë e saj në TikTok, ajo shprehet: “Ndoshta disa vijnë këtu dhe bien në dashuri dhe duan të jenë me atë person përgjithmonë. Nuk dua të them se kam prova që ai më donte për vizë, thjesht po tregoj se si ishte martesa dhe marrëdhënia ime, si më bëri të ndihem dhe çfarë më bëri të mendoj”.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve që të mos mendojnë se ‘të gjithë shqiptarët i përdorin për letra’.
Natasha, e cila ka tre adoleshentë dhe një tetë-vjeçare me martesën e saj të parë, 17-vjeçare, tha se po kalonte një kohë pak të keqe kur takoi shqiptarin në kërkim të dashurisë në një faqe interneti takimesh në dhjetor 2022. Ajo tregon se shqiptari ‘erdhi me gjithë sharmin e tij dhe u takuam personalisht menjëherë më pas. Ai ishte shumë i gjatë, i errët dhe i pashëm me lëkurë ulliri dhe ai u zhvendos me mua dhe familjen time. E dija se ai jetonte këtu ilegalisht. Ai kishte pesë vjet këtu kur e takova dhe punonte në ndërtim me kushëririn e tij”,- tregon ajo.
Çifti shpejt u fejuan dhe u martuan në gusht 2023 për t’u ndarë vetëm 14 muaj më vonë.