Skandal në spitalin e Dibrës! Drejtoresha i shkoi në zyrë shefit të e financës dhe e goditi me shishe në fytyrë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spitalin Rajonal Dibër, ku drejtoresha Irini Shehu ka dhunuar fizikisht shefin e Financës, Shaban Uklala.

Sipas burimeve, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të mesditës së martë, kur Shehu ka shkuar në zyrën e Uklalës dhe, pas një debati, e ka goditur me një shishe, duke i shkaktuar plagë në fytyrë. Motivet e konfliktit ende mbeten të paqarta.

Policia u informua për rastin 10 orë pas ngjarjes, duke bërë publik njoftimin vetëm pas orës 22:00. 37-vjeçari Uklala është paraqitur në komisariat, ku ka bërë kallëzim për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Ndaj Irini Shehut, e cila është njëkohësisht Kryetare e Këshillit Bashkiak të Dibrës, është nisur procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Shehu më parë ka kandiduar për PD-në në zgjedhjet e 2021, ndërsa aktualisht është zgjedhur nën siglën e PS-së.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *