Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit!

Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin Lezhë-Shengjin, pranë lagjes Xhenjo.

Ka ndërruar jetë ditën e sotme edhe gruaja e 30-vjeçarit, të cilët një ditë më parë automjeti që po lëviznin u përplas me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin.

Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 40-vjeçarja, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Trauma. Por pavarësisht ndihmës mjekësore ajo nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *