Korçë,2 vajza qëndronin në dritare, teksa makina ishte në lëvizje. E pëson shoferi

Policia e Korçës ka reaguuar lidhur me disa pamjet të publikuara në media, ku shihej se dy vajza qëndronin në dritaret e një makine, teksa automjeti ishte në lëvizje dhe ato rrezikonin jetën.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, teksa Policia Rrugore e Korçës bën me dije se ka identifikuar drejtuesin e automjetit dhe e ka gjobitur me 90 mijë lekë të vjetra.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetase ( pasagjere në një automjet) të cilat kishin dalë në dritaret e automjetit gjatë lëvizjes së automjetit në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë ”, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë kanë identifikuar drejtuesin e automjetit dhe i kanë vendosur masën administrative në mungesë me vlerën 9000 (nëntë mijë) lekë të rinj, bazuar në nenin 167 pika 9, dhe neni 170 pika 8, të Kodit Rrugor.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *