Humbi kontaktet Ditën e Shën Valentinit, gjendet pas 5 ditësh 20-vjeçarja nga Prrenjasi

Një 20-vjeçare nga fshati Rrajcë i Prrenjasit alarmoi familjen dhe policinë pasi humbi kontaktet me të afërmit Ditën e Shën Valentinit.

“Pas pesë ditësh kërkimesh, këtë të mërkurë policia arriti të lokalizojë dhe të kthejë në familje të renë, e identifikuar si Xh.R. Ajo kishte ndërprerë çdo komunikim me të afërmit pasi ishte larguar nga shtëpia më 14 shkurt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga nëna, e cila shprehu shqetësimin, pasi nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e vajzës që prej asaj dite.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *