Përkeqësohet gjendja e Papa Françeskut, i nënshtrohet transfuzionit të gjakut

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, i cili u shtrua në spital për pneumoni, u përkeqësua sot pas një “krize të zgjatur të frymëmarrjes që i ngjan astmës”, njoftoi sot Vatikani.

Deklarata shtoi se Papa është i vetëdijshëm, por gjendja e tij mbetet kritike.
Analizat e gjakut të kryera gjatë ditës zbuluan gjithashtu trombocitopeni dhe anemi, prandaj Papa iu nënshtrua një transfuzioni gjaku, transmeton Ansa.

Vatikani shton se është shumë herët për të folur për prognozën.

Kreu i Kishës Katolike Romake ka më shumë se një javë që po lufton me një infeksion të frymëmarrjes dhe më 14 shkurt ai u shtrua në spitalin Gemelli të Romës.

Mjekët kanë konfirmuar se Papa është veçanërisht i ndjeshëm ndaj infeksioneve të mushkërive, sepse ai vuajti nga pleuriti kur ishte i ri dhe iu hoq një pjesë e mushkërisë me operacion.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *