I mori partnerin Klodiana Shalës? Luiza Gega: Do flas në një moment tjetër, tani dua të bëhem nënë

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa. Ajo zbuloi në programin FitStation vendimin për t’u tërhequr përfundimisht nga garat.

Pas lojërave olimpike unë u mendova se çfarë do të bëja me veten, karrierën. Nuk është një vit i lehtë për mua dhe pse unë kam përgatitur veten për këtë moment. Por dua të bëj një hap po të rëndësishëm në jetë që këtë herë nuk ka lidhje me karrierën, unë jam rritur në një familje të madhe me shumë nipër e mbesa dhe dua ta përjetoi këtë ndjesi. Në një moment tjetër ndoshta do flas për partnerin pasi mund të jetë një histori e bukur për t’u treguar”- tha Gega për News24.

Moderatorja: Ka patur aludime të shumta që partneri është trajneri Taulant Stërmasi?

Luiza Gega: E thashë që në një moment tjetër do flas për këtë, tani po them që dua të bëhem nënë. Çdo gjë kërkon kohën e vet për t’u thënë.

Klodiana Shala zbuloi në një intervistë televizive se ish partneri i saj (Taulant Stermasi) është sot në krah të atletes Luiza Gega.

Në një intervistë të dy viteve më parë ish partnerja e Taulant Stermasit, Klodiana Shala, e cila ishte me të p 14 vite, foli për këtë marrëdhënie duke kujtuar se vite më parë, Luiza shkonte në shtëpinë ku jetonte me partnerin dhe e ndihmonin sepse kishte probleme ekonomike.

Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14 vite nuk janë pak.

Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin.

Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë.

Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë vinin në shtëpinë tonë.

Sepse thoja gjithmonë mua sikur Zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike.

Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent.

Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë”, tregoi Shala.

Deklarata e saj e fortë bëri xhiron në rrjete sociale.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *